Në Amerikë, vdekjet nga COVID-19 tejkalojnë shifrën 66 mijë


E diel, 3 Maj 2020

NEW YORK – Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 66 mijë, sipas të dhënave të së shtunës të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton AA.

Universiteti me qendër në Maryland numëroi 66.369 vdekje dhe 1.133,069 raste me COVID-19.

SHBA vazhdon të kryesojë me raste dhe vdekje në mbarë botën. Ndërkaq, Italia ka regjistruar 28.710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25.100.

Afro 175.400 pacientë janë shëruar në SHBA, sipas të dhënave.

New York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 raste, e ndjekur nga New Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123.700 raste.

Që nga shfaqja e virusit dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, ai është përhapur gati në mbarë globin.

Numri i të prekurve globalisht ka shkuar mbi 3,4 milionë, me gati 244 mijë vdekje, ndërsa rreth 1,1 milion pacientë janë shëruar.

Etiketa: , ,
Të fundit