Në botë jetojnë 774 milionë analfabetë


E martë, 10 Shtator 2013

Lufta kundër analfabetizmit në botë po çalon. Synimi i bashkësisë ndërkombëtare që në vitin 2015 të përgjysmohet analfabetizmi, përfundimisht do të dështojë, konstaton organizata botërore e kulturës, UNESCO.

Me gjithë faktin se nga viti 1990 numri i analfabetëve në botë ka rënë për 100 milionë, reduktimi i analfabetizmit në botë po ecën tepër ngadalë.

Numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare. Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra, transmeton albinfo.

Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike. Koha

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit