Në Bruksel, sot bisedohet për barrikadat


E premte, 11 Korrik 2014

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë për të premten (sot) një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.

Pardje, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i sheshit Car Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.

Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari, të cilit kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ia ka bërë benë se do ta largoj.

E po ashtu dhe një tjetër shesh është ndërtuar mbrëmë i quajtur “UÇK”.

Të fundit