E hënë, 18 Maj 2020
PRIZREN – Këto ditë në fshatin Caparc po zhvillohen punimet e asfaltimit të rrugëve, që kanë për qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj ane.
Punimet në fjalë kanë pasur ndërprerje të përkohshme për shkak të pandemisë, ndërsa tani me lirimin e masave kanë vazhduar nga aty ku kanë mbetur dhe do të jenë të përfunduara së shpejti.
Rrugët janë në gjatësi totale prej 2389 metra, të ndara në dy akse, ndërsa përveç asfaltimit po bëhet edhe ndërtimi i trotuareve.
Etiketa: Asfaltim, Caparc, Prizren