Në FSK bëhet pranimi një donacioni me veshmbathje nga Turqia në vlerë prej 742,904.00$


E hënë, 10 Gusht 2020

PRISHTINË – Në ambientet e kazermës „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, dje u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të një donacioni nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, (FSK) në vlerë financiare prej 742,904.00$. Ky donacion ka në përbërje: veshmbathje dhe shtretër fushor si dhe pajisje tjera teknike, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në ceremoninë e pranim ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Logjistikës të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, koloneli Ismail Cenkeri Ersoz dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës në MM, kolonel Mentor Zejnullahu.Pas nënshkrimit të dokumenteve, gjenerali Naim Haziri, ka falënderuar Qeverinë e Turqisë, si dhe atasheun ushtarak për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply

Të fundit