Në fund të detit gjenden pjesët e anijes spanjolle dhe një thesar i çmuar


E hënë, 7 Dhjetor 2015

Kolumbi – Presidenti i Kolumbisë bëri të ditur se galioni do të shërbejë si muze ku do të vendoset e gjitha përbërja e saj, nga ari, paratë, argjendi, smeraldi, dhe gurët tjerë të çmuar.

Pjesët e anijes spanjolle “San Jose” që është fundosur para 300 viteve rrugës nga Evropa drejt Amerikës janë gjetur në Karaibe së bashku me pasurinë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Galioni “San Jose” ishte e flotës spanjolle e cila lundronte drejt Amerikës e mbushur me sende prej ari, smerald dhe gurë tjerë të çmuar. Është fundosur në vitin 1708 në detin e Karaibeve gjatë betejës me anijet britanike, ndërsa ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, flotës kolumbiane dhe institute arkeologjik kolumbian rrënojat i gjetën javën e shkuar në afërsi të ishullit Baru. Sipas të dhënave, 600 persona humbën jetën gjatë fundosjes së anijes të cilën e goditi anija britanike.

Se ky galion është gjetur me të gjitha mallrat, nga ari, paratë, argjendi, smeraldi, stolitë, konfirmoi edhe presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos. Sipas tij, pasuria e gjetur vlen të paktën 662 milionë paundë, ndërsa sipas disa vlerësimeve tjera bëhet fjalë për madje edhe në miliarda.

“Lajm i madh! E kemi gjetur “San Jose”! Pa dyshim, e kemi gjetur, 307 vite që kur është fundosur”, shkroi Santos në profilin e tij në Twitter duke shtuar se ky zbulim ndoshta është edhe gjetja më e madhe e trashëgimisë nënujore në historinë njerëzore.

Ky zbulim, siç shkruan “The Guardian” shkaktoi spekulime se bëhet fjalë për zbulimin më të çmueshëm të gjetur ndonjëherë në fundin e detit.

Pronësia e pasurisë ishte kontest shumëvjeçarë gjyqësorë. Në vitin 1981 kompania amerikane për kërkim të oqeaneve “Sea Search Armada” bëri të ditur se ajo lokalizoi galionin në vendin ku është fundosur. Qeveria amerikane më vonë premtoi se nëse eventualisht e gjen pasurinë, do t’ia jap Kolumbisë, gjë që e mbështeti Gjykata amerikane në vitin 2011.

Presidenti i Kolumbisë bëri të ditur se galioni do të shërbejë si muze ku do të vendoset e gjitha përbërja e saj, nga ari, paratë, argjendi, smeraldi, dhe gurët tjerë të çmuar.

Etiketa: