Në Gjinekologji vdes 27-vjeçarja, rasti në Prokurori


E hënë, 7 Mars 2016

spital

Gjilan – Ende nuk ka përfunduar raporti i Mjekësisë Ligjore që do të qartësojë vdekjen e mësueses 27-vjeçare nga Gjilani, që ndërroi jetë më 3 mars 2016, pak orë pasi lindi beben e saj në Spitalin e Gjilanit.


Derisa ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së mësueses Arbenita Spahiu, Prokuroria në Gjilan këtë vdekje e ka cilësuar të dyshimtë, duke urdhëruar kryerjen e obduksionit.

Dyshimet e Prokurorisë janë se gruaja që lindi për herë të parë beben e saj në Spitalin Regjional në Gjilan më 3 mars 2016, ndërroi jetë si pasojë e një gjakderdhjeje që nuk u lokalizua edhe si rezultat i neglizhencës mjekësore.

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë në Gjilan, ka thënë për “Zërin” se Prokuroria bazuar në dyshimet fillestare ka urdhëruar kryerjen e obduksionit./zeri/

Të fundit