Në Irak, mbi 15 000 të vdekur në vitin 2014


E shtunë, 3 Janar 2015

Bagdad – Dhuna në Irak ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 15 000 personave në vitin 2014, viti më i përgjakshëm që prej 2007-s, sipas shifrave të publikuara nga qeveria.

Më shumë se 22 000 persona janë plagosur gjithashtu gjatë kësaj periudhe të shënuar nga një ofensivë e xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik, që është shtrirë në një pjesë të gjerë të rajoneve në Irak.

”Irakianët vazhdojnë të vuajnë nga dhuna dhe terrorizmi. Në vitin 2014 është shënuar numri më i madh i viktimave që prej dhunës në vitet 2006-2007. Është shumë e trishtueshme”, shprehu me keqardhje i dërguari special i OKB-së, Nickolay Mladenov në një komunikatë.

Etiketa:
Të fundit