Në Kosovë aktualisht janë 9 mijë e 820 raste janë aktive me COVID-19.


E mërkurë, 27 Korrik 2022

PRISHTINË – Sipas njoftimit të Mministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 187 raste të reja, pa të vdekur.

Po ashtu janë shëruar edhe 613 qytetarë.

Ndërkohë, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,164 vdekje.

Për coronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Etiketa: , , ,
Të fundit