E martë, 9 Korrik 2013
Osjek, 9 korrik – Agjencisë kroate për rregullimin e energjisë (HERA) i është bërë kërkesa për zvogëlimin e çmimit prodhues të rrymës elektrike për kategorinë amvisërisë nga 7 për qind.
Kështu njofton gazeta Glas Slavonije duke theksuar se ky zvogëlim çmimi ka të bëjë me dy milionë shfrytëzues dhe se do të zbatohet automatikisht pas miratimit nga HERA.
Zvogëlimi i çmimi bëhet pas arritjes së konkurrencës në tregun e rrymës elektrike të kompanisë sllovene GEN dhe asaj gjermane RWE.
Etiketa: Kroacia