-3°C
Prizren

Në muajin korrik Marsi do të jetë shumë pranë Tokës

Prizren Post | 16:27 - 03.07.2018

Marsi do të shfaqet më i shndrritshëm nga 27 korriku deri më 30 korrik dhe do të bëjë qasjen më të afërt në Tokë më 31 korrik Lajmi u publikua nga agjencia hapësinore NASA.

Marsi do të duket më i madh dhe më i ndritshëm në javët e ardhshme krahasuar me pamjet e marra prej tij në 15 vitet e fundit.

Sipas NASA-s më 31 korrik, planeti i kuq do të shkojë në pikën më të afërt të orbitës së saj në Tokë, rreth 54.6 milionë km nga planeti ynë. Kjo është distanca më e shkurtër Tokë-Mars që nga viti 2003.

Dean Regas, një astronom në Observatorin Cincinatti, i tha rrjetit të Nënë Natyrës se ngjarja e këtij viti do të jetë shumë e bukur për të apasionuarit pas yjeve.

“Marsi do të jetë i dukshëm me sy të lirë.Do të duket si një dritë ngjyrë portokalli ndricimi I të cilit rritet në juglindje pas perëndimit të diellit. Do të jetë shumë më i ndritur se çdo yll, më i ndritur se Jupiteri, pothuajse aq i shkëlqyer sa Venusi. Dhe do ta shihni atë çdo natë në muajt e ardhshëm.

Kur Marsi dhe Toka janë pranë njëri-tjetrit, Marsi duket shumë i ndritshëm në qiellin tonë.

Afrimi më i fundit i Marsit pranë Tokës ndodhi në vitin 2003, kur distanca ishte vetëm 55.7 milion km larg, më e afërt në afro 60.000 vjet.

Në korrik distance do të shkurtohet në 54.6 milionë km, fenomen i cili sipas agjencisë hapësinore NASA nuk do të përsëritet deri në vitin 2287, njofton abcnews.


Etiketa:
Arivisti Company