E hënë, 20 Shkurt 2023
PRIZREN – Sot në Prizren u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Kryetari i Komunës z. Totaj në fjalimin e tij falënderoi banorët e Komunës për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.
Gjatë këtij takimi, u bë shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023.
Poashtu, u bë edhe vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit – raport nga Policia e Kosovës për vitin 2022 si dhe u pranuan rekomandimet dhe sugjerimet e anëtarëve të KKSB-së për organet gjegjëse.
Etiketa: Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, Prizren, siguria