Në Prizren u përkujtua 100-vjetori i lindjes së atdhetarit Hamëz Asllani


E hënë, 25 Maj 2026
Në Prizren u përkujtua 100-vjetori i lindjes së atdhetarit Hamëz Asllani

Në Prizren, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së profesorit e veprimtarit Hamëz Asllani, u organizua aktivitet përkujtimor, ku u promovuan edhe dy vepra të tij – Pas vdekjes, njofton Gazeta e Prizrenit.

Për veprimtarinë krijuese të autorit, foli Berat Batiu, ndërsa për biografinë dhe angazhimin e tij jetësor referoi Qazim Thaçi. Folësit theksuan se Hamëz Asllani gjatë gjithë jetës mbeti i lidhur ngushtë me arsimin, dijen dhe çështjen kombëtare.

Në sektorin e arsimit ai kontribuoi për më shumë se tri dekada, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Krahas veprimtarisë arsimore, ai ishte i angazhuar edhe në aktivitete politiko-shoqërore me karakter kombëtar. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare shqiptare, ai ishte vazhdimisht nën vëzhgimin e regjimit serb dhe në vitin 1985 u burgos për aktivitetin e tij kombëtar, ku vuajti dy vjet burgim.

Në vitin 1990, Asllani mori pjesë në themelimin e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve, si dhe të Këshillit për Rikthimin dhe Riatdhesimin e Shqiptarëve të Shpërngulur. Gjithashtu, ai ishte i angazhuar në disa nëndegë të Këshillit për Financim, i cili veproi gjatë viteve ’90. Gjatë periudhës 1998 – mars 1999, ai kontribuoi në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat përmes logjistikës së Prizren dërgoheshin në zonat e luftës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në kuadër të manifestimit u promovuan edhe veprat e tij: “Monografia e fshatit Kabash – Guri i Shkypes” (1996) dhe “Shqipëria Etnike – Historiografia Etnike e Trojeve Tona” (1995–2001). Në këtë akademi përkujtimore folën edhe Abib Ahmeti dhe mbesa e Hamëz Asllanit, Dëbora Aslla, e cila deklaroi se familja ndihet krenare për trashëgiminë e tij dhe se do ta vazhdojë traditën dhe idealin e lënë nga gjyshi i tyre.

Hamëz Asllani ka lënë pas një opus të pasur krijues në fusha të ndryshme, duke botuar vepra në dramë, histori dhe poezi. / Gazeta e Prizrenit /

A është rikthyer në Komisionin për zgjedhjen e drejtorëve Arben Shala, i përfolur nga opozita si ‘trikaxhi’?”


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit