E shtunë, 28 Shtator 2013 
Prishtinë, 28 shtator – Një ekip i kardiokirurgëve kosovarë në bashkëpunim me kolegët e tyre të kardiokirurgjisë nga Italin, kryen sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë të QKUK-së, ndërhyrjen e parë në zemër të hapur te një fëmijë kosovar, i cili vuante nga anomali të lindura të zemrës.
Ndërkohë që ndërhyrjet nga Kardiokirurgjia në QKUK tek të rriturit kanë filluar muaj më parë, me intervenimin e sotëm, praktikisht në këtë klinikë kanë filluar edhe shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike, për herë të parë në sektorin publik në Kosovë.
Ekipi kosovaro-italian që kreu sot ndërhyrjen e parë në kardiokirurgjinë pediatrike në Kosovë, pasdite ka planifikuar të kryejë edhe ndërhyrjen e dytë, gjithashtu, tek një fëmijë me probleme kardiake në Kosovë.
Intervenimet e para kardiokirurgjike te fëmijët në Kosovë koincidojnë me 29 Shtatorin-Ditën Botërore të Zemrës. Koha