Në rrugën “Perandori Justinian” të kryeqytetit gjendet një femër e vdekur


E mërkurë, 9 Shtator 2015

Prishtinë – Në rrugën “Perandori Justinian”, në Prishtinë, sot është gjetur trupi i pajetë i n jë femre. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 06:40 policia ka marrë informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Policisë.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës A. Xh 43 vjeçare.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Hetuesit policorë janë në pritje të raportit zyrtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të konfirmuar rrethanat – shkakun e vdekjes./Koha/

Etiketa: , ,
Të fundit