E shtunë, 22 Tetor 2022
SHKUP – Pako për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin javën e ardhshme në Shkup do ta prezantojë kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen, njoftoi dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Vlera e paketës mbështetëse sipas njoftimeve, është një miliard euro.
Osmani u njoftua nga Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhey, për pakon e mbështetjes energjetike, e cila siç tha do të shpallet me ardhjen e kryetares të KE javën e ardhshme në Shkup, para së gjithash për tejkalimin e problemeve aktuale për sa i përket furnizimit me energji dhe çmimeve të larta për industrinë dhe familjet.
Në takimin me Varhejin, Osmani falënderoi Komisionin Evropian për punën e tij në planin për përballimin e krizës energjetike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të propozojë fonde financiare urgjente për zgjidhjen e problemit, afatshkurtër, afatmesëm dhe nevojat afatgjata të rajonit tonë. Siç bën me dije Ministria e Jashtme, Varheji ka paralajmëruar një paketë financiare për rajonin në vlerë prej një miliardë eurosh për të zbutur efektet e krizës energjetike.
Etiketa: Bashkimi Europian, Bujar Osmani, energjia, Maqedonia Veriore, Ursula von der Leyen