Në Suharekë, penguan faljen në xhami, arrestohen katër persona


E premte, 10 Tetor 2014

arrestim

Suharekë – Policia e Suharekës, ka arrestuar katër persona të dyshimtë për pengimin e faljes së akshamit në xhaminë e Suharekës. Këta persona janë arrestuar sot dhe për momentin janë duke u intervistuar nga ana e policisë.

Këta katër të arrestuar dyshohen se te enjten kanë penguar imamin e xhamisë së Suharekës, Muhamet Paçarizi në faljen e akshamit.

Sipas policisë, këta persona aplikojnë mënyrë të ndryshme të faljes së vakteve në krahasim me shumicën e xhematit që falet rregullisht në këtë xhami dhe “gjatë faljes flasin më zë të lartë”.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici imami Paçarizi, këta persona kanë penguar faljen e akshamit, ndërkohë që ai kishet ndërhyrë duke iu thënë që të falen si gjithë xhemati ose të largohen nga xhamia.

Në këtë rast ata iu kanë drejtuar me fjalët: “Ke ardhur prej Dragobilit dhe po don me na msu neve në Suharekë”.

Imami thotë se nuk është rrahur nga të dyshuarit, por vetëm është shtyrë dhe penguar.

Të fundit