Në Vushtrri e Kaçanik, u bë varrimi i dy punëtorëve të KEK-ut


E shtunë, 7 Qershor 2014

Varrimi i kufomave të dy punëtorëve të KEK-ut, që humbën jetën dje, bëhen sot në vendlindjet e tyre, në Vushtrri dhe Kaçanik. Ndërsa, 16 personat e lënduar nga shpërthimi në repartin e elektrolizës janë liruar nga spitali.

Ngushëllime dhe solidaritet me familjet e dy punëtorëve që humbën jetën nga shpërthimi në termocentralin e Kosova A, kanë shprehur presidentja e vendit, kryeministri në detyrë dhe shefa të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Gjithashtu është bërë thirrje për hetimin e plotë të shkaqeve të shpërthimit dhe përgjegjësinë e mundshme të faktorit njeri. /Telegrafi/

Etiketa: ,
Të fundit