Nën ndikimin e drogës, dyshohet se ushtroi dhunë në familje – arrestohet në Prishtinë


E martë, 30 Qershor 2026
Nën ndikimin e drogës, dyshohet se ushtroi dhunë në familje – arrestohet në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, ndonëse ndaj tij ishte në fuqi një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën, më 28 qershor, rreth orës 23:30. I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje, ndërsa sipas policisë, ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim në Psikiatrinë Emergjente, ku ka pranuar ndihmë mjekësore. Më pas ai është intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit