E martë, 19 Mars 2019 
PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore në komunën e Prizrenit.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit do të financohet nga ana e MIT për ndërtimin e rrugës në fshatin Zym dhe ndërtimin e rrugës Planejë-Pashtrik, derisa një buxhet i caktuar do t’i ndahet edhe projekteve për asfaltim të rrugës Lubizhdë-Skorobishtë dhe Prizren-Velezhë, projekte këto që veçse janë duke u zhvilluar.
Etiketa: Aktuale, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Mytaher Haskuka, Pal Lekaj, Prizren