Nëntë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Skenderaj-Klinë


E shtunë, 28 Qershor 2025



Nëntë persona kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, ka deklaruar Zahiti.







Etiketa:
Të fundit