E martë, 28 Prill 2015
Numri i viktimave nga termeti në Nepal ka tejkaluar shifrën 4300, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 8 mijë persona.
Ndihmat ndërkombëtare më në fund kanë nisur të arrijnë në shtetin prej 28 milionë banorëve pas termetit shkatërrues që e goditi vendin më 25 prill.
Spitalet mbesin të mbushura me pacientë, derisa mungon uji, ushqimet dhe energjia elektrike duke shtuar shqetësimet për viruse që mund të përhapen nga mungesa e ujit.
India dhe Kina janë në mesin e shteteve të para që kanë dërguar ndihma humanitare.
Mbrëmë, SHBA-të kanë njoftuar se kanë ndarë 9 milionë dollarë shtesë duke e çuar në 10 milionë dollarë ndihmat amerikane.