Nëse Trump dhe Kim mirëkuptohen, takimi ka mundësi të bëhet dy ditor


E enjte, 7 Qershor 2018

Bisedimet ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore Kim Jong Un që do zhvillohen në Singapur mund të shkojnë mirë, atëherë takimi mund të zgjatet edhe për një ditë, raporton CNN.

Zyrtarët amerikan kanë përgatitur edhe prapavinë nëse takimi shkon mirë mes dy liderëve dhe nëse mendojnë të diskutojnë më shumë, dita e dytë mund të jetë nën mbikqyrje protokolare, citojnë dy burime të afërme me çështjen.

Trump dhe Kim do të takohen për herë të parë më 12 qershor, lideri amerikan sipas planifikimit të nesërmen do jetë në ShBA, por zyrtarët amerikanë në Singapur kanë përgatitur edhe për ditën e dytë nëse takimi shkon mirë. | Prizren Post

Etiketa: ,
Të fundit