Nesër dhe pasnesër ndeshjet kthyese për “play-off” në Ligën e Kampionëve


E hënë, 1 Gusht 2016

champions

Ndeshjet kthyese të raundit të tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve do të luhen të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 gusht), raporton Anadolu Agency (AA).

Në garën më të rëndësishme në nivelin e klubeve të futbollit evropian, do të përcaktohen ekipet të cilat do të marrin pjesë në “play-off”, raundi i fundit para grupeve.

Partizani i cili e përfaqëson Shqipërinë do të përballet me klubin austriak Red Bull Salzburg në stadiumin Salzburg më 3 gusht në ora 20.30, nga i cili humbi në ndeshjen e parë në Shqipëri me rezultatin 1-0.

Nga ana tjetër përfaqësuesi turk Fenerbahçe do të luaj të njëjtën ditë në ora 20:45 me Monacon në stadiumin II. Louis. Fenerbahçe ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Turqi e fitoi me rezultatin 2-1.

Programi i ndeshjeve kthyese të raundit të tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve është siç vijon:

Nesër:

18:30 Karabag (Azerbajxhan) – Viktoria Plzen (Republika Çeke) (0-0)

19:00 APOEL (Qiproja Veriore) – Rosenborg (Norvegji) (1-2)

20:00 Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) – Dinamo Zagreb (Kroaci) (0-2)

20:30 Ylli i Kuq (Serbi) – Ludogorets (Bullgari) (2-2)

21:00 Dundalk (Irlandë) – BATE Borisov (Bjellorusi) (0-1)

3 gusht e mërkurë:

19:45 Steaua Bukuresht (Rumani) – Sparta Prag (Republika Çeke) (1-1)

19:45 Kopenhag (Danimarkë) – Astra (Rumani) (1-1)

20:00 Hapoel Be’er Sheva (Izrael) – Olympiakos (Greqi) (0-0)

20:15 Young Boys (Zvicër) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë) (0-2)

20:30 Red Bull Salzburg (Austri) – Partizani (Shqipëri) (1-0)

20:30 PAOK (Greqi) – Ajax (Holandë) (1-1)

20:45 Monaco (Francë) – Fenerbahçe (Turqi) (1-2)

20:45 Legia Varşova (Poloni) – Trencin (Sllovaki) (1-0)

20:45 Celtic (Skoci) – Astana (Kazakistan) (1-1)

20:45 Anderlecht (Belgjikë) – Rostov (Rusi) (2-2)

Të fundit