Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e Haradinajt


E hënë, 9 Janar 2017

Prishtinë – Nesër, e martë, do të mbahet seancë ku do të diksutohet për arrestimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj nga policia franceze.

Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze.

Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00.

Etiketa: , ,
Të fundit