E mërkurë, 9 Gusht 2017
Prishtinë – Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, pas takimit më përfaqësuesit e partive politike ka theksuar se me gjithë refuzimin e PAN-it për të marrë pjesë, nesër do të mblidhet Kuvendi i Kosovës.
Por, përfaqësuesit e PAN-it theksuan se deputetët e tyre nuk do të marrin në seancën e nesërme, pasi sipas tyre nuk janë konsultuar për mbajtjen e kësaj seance.
Në këtë takim nuk u mbështet propozimi i koalicionit PAN që të mërkurën të mbahet edhe një takim konsultativ, për të caktuar një seancë për të enjten ose të premten.
Ndryshe, në takimin e sotëm konsultativ nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosja, derisa të pranishëm ishin përfaqësues të koalicionit PAN dhe LAA.
Etiketa: Aktuale, Parlamenti, seanca konsultative