E enjte, 16 Prill 2026

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në seancën e radhës plenare, e cila është caktuar të fillojë në orën 10:00.
Vendimi për mbajtjen e kësaj seance u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të martën më 14 prill.
Një nga çështjet kryesore që pritet të trajtohet është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision jashtë vendit.
Konkretisht, bëhet fjalë për pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza, gjë që është konfirmuar edhe nga zyra për informim e Kuvendit.
Në të njëjtën seancë, deputetët do të marrin në shqyrtim edhe Projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Të dyja çështjet kanë kaluar më herët në komisionet përkatëse parlamentare.
Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Shqyrtimin fillestar të projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Shqyrtimin e vendimit për dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar në Gaza
Propozimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
