Nesër pritet caktimi i seancës për specialen


E hënë, 22 Qershor 2015

Specialja

Kryesia e Kuvendit pritet të mbahet nesër dhe të caktohet seance e radhës ku do të procedohen për miratim ndryshimet kushtetuese dhe projektligji për krijimi ne dhomave të veçanta.

Deputet të pozitës dhe opozitës mbesin me qëndrime të njëjta, njëra palë duke e mbështetur e tjetra duke e kundërshtuar.

Këtë javë priten zhvillime të ngjeshura rreth formimit të Gjykatës speciale.

Kryesia e Kuvendit, pas marrjes së informatës nga Qeveria për përmbajtjen e materialit të dy projektligjeve për formimin e gjykatës speciale, nesër pritet të caktojë rendin e ditës dhe datën kur do të mbahet seanca.

Këtë e konfirmon edhe Armend Zemaj nga LDK i cili bën të ditur se tashmë deputetet e kanë në duar materialin për formimin e Gjykatës Speciale.

“Në sot kemi marrë dy projektligjet të cilat kanë të bëjnë me themelimin e gjykatës special dhe tash procedohet sipas rregullores së punës së Kuvendit”.
Zemaj pret që deputet të reflektojnë dhe të miratojnë atë edhe pse personalisht mendon se është çështje e ndjeshme, por e domosdoshme për të dëshmuar se në Kosovë sundon rendi dhe ligji.

Në kutitë e deputetëve të Kuvendit tashmë kanë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Për t’u miratuar ligji do të ndiqet procedurë tjetër, pasi deputetët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në ligj. Projektligji u është dërguar atyre vetëm si informatë. Përfaqësues të opozitës shpresojnë të mos marrë votat e mjaftueshme Specialja.

Të fundit