Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nesër takimi i parë mbi dialogun ndërserb për Kosovën

Prizren Post | 13:39 - 29.10.2017

Kështu ka thënë kryetari i këtij grupi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Detyra e këtij grupi, siç njofton rts, është t’iu ofrojë përkrahje organeve dhe trupave përkatës në procesin e dialogut si dhe të përcjellë e të koordinojë aktivitetet në këtë proces.

Grupi ka 13 anëtarë e në mesin e tyre edhe përfaqësuesin i kabinetit të kryeministres Ana Bërnabiq si dhe nëntë ministra.

Gjuriq është zgjedhur në krye të këtij komisioni më 16 tetor.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmërua fillimin e dialogut të brendshëm (serb) për Kosovën në korrik e ka thënë se pret që propozimi për Kosovën të jepet në marsin e vitit 2018.


Etiketa:
Arivisti Company