Netanyahu: Marrëveshja me Iranin shton rrezikun e fillimit të një lufte


E shtunë, 4 Prill 2015

Tel-Aviv – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka folur me presidentin e SHBA-së, Barak Obama në lidhje me marrëveshjen e arritur të natës së kaluar në qytetin zviceran të Lozanës, pas negociatave disa ditëshe mbi programin bërthamor iranian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e qeverisë izraelite theksohet se Netanyahu ka kundërshtuar marrëveshjen kornizë të arritur mes Teheranit dhe grupit P5+1, e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Gjermania.

“Marrëveshja kornizë e arritur gjatë negociatave për programin bërthamor nuk do të pengoj, por do t’i hap rrugë Iranit për të bërë bombë”, tha Netanyahu duke theksuar se situata e re në mënyrë të konsiderueshme do të rris rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore në rajon, por edhe shpërthimin e një lufte të tmerrshme.

Ai theksoi rritjen e presionit ndaj Iranit, si zgjidhje alternative derisa të arrihet një marrëveshje më e mirë. “Marrëveshja kornizë do të jetë kërcënim për të ardhmen e Izraelit. Vetëm dy ditë më parë, Irani ka thënë ‘nuk ka bisedime për shkatërrimin e Izraelit’. Pikërisht këto ditë, Irani gjithashtu ka intensifikuar aktivitetet e tij duke armatosur bashkëpunëtorët e tij terroristë për të sulmuar Izraelin. Kjo marrëveshje do të legjitimojë programin bërthamor të Iranit, do të forcojë ekonominë dhe do të rrisë dhunën dhe aktivitetet terroriste në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, tha Netanyahu.

Etiketa: , , ,
Të fundit