Netanyahu: Negociatat me Palestinën, interes jetik e strategjik për Izraelin


E diel, 21 Korrik 2013

Tel Aviv, 21 korrik – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se rifillimi i negociatave me Palestinën është interes jetik e strategjik për Izraelin.

“Është me rëndësi që vetë ne të përpiqemi ta përfundojmë konfliktin ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve”, është shprehur Netanyahu nëpërmes një deklarate me shkrim. Kjo deklaratë shënon edhe reagimin e parë të kryeministrit, pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka njoftuar se përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë janë pajtuar për t’u takuar, me qëllim të vazhdimit të bisedimeve paqësore.

Këto bisedime ishin bllokuar në vitin 2010, kur negociatat u shkatërruan për shkak të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në pjesën lindore të Jerusalemit.

Etiketa: , ,
Të fundit