Netanyahu synon rrugë të re energjetike përmes Izraelit mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit


E premte, 29 Maj 2026
Netanyahu synon rrugë të re energjetike përmes Izraelit mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi të enjten se tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit mund të përshpejtojnë zhvendosjen globale drejt rrugëve alternative të energjisë jashtë Gjirit, duke sugjeruar se Izraeli mund të bëhet pjesë e një korridori të ardhshëm transporti drejt Mesdheut, transmeton Anadolu.

Duke folur në një seminar në Luginën e Jordanit, Netanyahu ka thënë se fuqitë botërore historikisht i janë përgjigjur krizave energjetike duke diversifikuar rrugët e furnizimit dhe duke ulur varësinë nga zonat e paqëndrueshme të tranzitit, thuhet në një njoftim të qeverisë izraelite.

“Kjo është ajo që do të ndodhë edhe këtu. Kemi një mundësi këtu që të jemi pjesë e kësaj rruge drejt Mesdheut”, ka thënë Netanyahu. Ai nuk ka dhënë detaje për projektin apo korridorin për të cilin ka folur dhe as nuk ka përmendur shtetet që mund të përfshihen.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare për sigurinë e tregtisë detare dhe furnizimeve energjetike të lidhura me Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike ujore përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e dërgesave globale të naftës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit