Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

New York Times: Si u shpëtuan hebrenjët nga nazistët në Kosovë dhe Shqipëri

Prizren Post | 08:31 - 08.12.2013

Ishin një numër i madh i kombeve evropiane ku makina vrastare kundër nazisteve funksiononte, mirëpo disa ishin më të sigurta, më pak të njohura, siç ishte Shqipëria.

Ishin këta shqiptarët e zakonshëm që lëviznin hebrenjtë duke i fshehur dhe duke i shmangur ata nga arrestimi. Shqipëria i ka shpëtuar afër 200 hebrenj dhe ka pranuar afër 400 hebrenj të tjera që vinin si refugjatë nga Gjermania dhe Austria. Vendi po ashtu ka ndihmuar me qindra shpirtra me bukë, më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan që ishte okupuar nga nazistët.

“Shqipëria ishte një nga të vetmit vende në Europë që kishte më së shumti hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, thotë Michael Berenbaum, ish drejtor i projektit për Muzeun e Memorialit të viktimave të Holokaustit në SHBA.

Një fotografi e plotë e këtij shpëtimi u shfaq vetëm në fillim të viteve ’90 pas rënies dhe daljes nga terri i qeverisë komuniste të Shqipërisë dhe ishte konfirmuar nga Yah Vashem, në institutin e Holokaustit në vitin 2007. Tregimi është ritreguar me 8 dhjetor në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në New York, ku oratorët kishin ftuar pasardhësit e të shpëtuarve shqiptarë dhe të shpëtuarve hebrenj.

Shqipëria ka arsye praktike për ta ditur këtë tregim. Vendi është duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Europian, por mundësitë e tyre kanë stagnuar për shkak të një historia që është e ingranuar në korrupsion. Në një kohë kur Shqipëria premtojë për të pastruar qeverinë e saj nga këta njerëz, tregimi për shpëtimin jo vetëm që u veçua në një episod të shpirtgjerësisë shqiptare, por po ashtu tregoi nderin e besës së tyre.

Tregimi i shpëtimit, thotë Ferit Hoxha, ambasador shqiptar në Shtetet e Bashkuara, tregon “se edhe pse ne kemi qenë në njërin prej regjimeve më të forta komuniste, ky popull janë fisnik dhe janë të gatshëm që këtë e bën me trimëri si si askush tjetër në Europë”.

Në shumicën e Europës, ka pasur një numër shumë të madh të hebrenjve që janë vrarë: 90 për qind e hebrenjve në Poloni, afër 3.3 milion hebrenj janë vrarë, 88 për qind e hebrenjve në Gjermani, apo të vrarë 240 000 hebrenj, 77 për qind e hebrenjve në Greqi-apo 70 000 hebrenj të vrarë, duke vazhduar me mizori edhe në vende të tjera.

Dallimi i vetëm ishte në Shqipëri, ku ekspertët thonë se ngjarja zhvillohej ndryshe për shkak të Besës, një trashëgimi kombëtare shqiptare ku çdo njeri që bie në besë të dikujt ai është i detyruar që të sigurojë strehë dhe siguri për të, sidomos nëse dikush ja kërkon këtë. Nëse dështon në këtë gjë atëherë humbet nderi dhe fisnikëria e juaj.

“Kjo siguronte një mbrojtje të pa kompromis për mysafirin, edhe nëse dikush mund të humbiste jetën nga kjo gjë”, shkruan Shirley Cloyes DioGuardi, njëra prej organizatorëve të kësaj ngjarje në New York, burri i së cilës është ish përfaqësuesi në Dhomën e Përfaqësuesve Joseph H. DioGuardi, e cila edhe e kishte vizituar Shqipërinë në fillim të viteve ’90 për të ndihmuar dhe zbuluar detale të këtij shpëtimi.

Një shpjegim tjetër, thotë Cloyes DioGuardi, është që në Shqipëri,që është një vend me besim katolik dhe ortodoks ku një pjesë e tyre u konvertua në islam gjatë fillimit të shekullit XV, etnia gjithmonë nuk është marrë me fenë, dhe besimi ishte më shumë devocion sesa përkushtim. “Ne e dinim që armiqtë tonë dëshironin ta përdornin religjionin për të na ndarë dhe pushtuar, mirëpo ne e dinim që kemi të njëjtin gjak”, thotë Akim Aliçkaj, një shqiptarë që është rritur në Kosovë por që është pronar i një agjencie turistike, babai i të cili ka ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve. “Religjioni ndërrohet, por kombi dhe gjaku s’mund të ndërrohet”.

Dy vende të tjera janë po ashtu që kanë shpëtuar shumë hebrenj. Kur gjermanët okupuan dhe urdhëruan internimin në Danimarkë më 1943, të 7800 hebrenjve, disa koleg dhe aktivistë të tyre rezistuan dhe ndihmuan ata duke mos lënë që të vriten 7000 të këtillë, kryesisht duke u larguar ata me një anije peshkimi nëpërmes një kanali neutral për në Suedi. Këtë e kishte pohuar kryeredaktori i gazetës Politiken, Bo Lindegaard.

Bullgaria e cila ishte në aleancë me nazistët kishte kthyer 11 000 hebrenj nga Maqedonia e okupuar dhe do ti internonte ata në kampet e vdekjes në Thrake. Por, kur erdhi urdhri për internim, qytetarët hebrenj të Bullgarisë, deputetë të Parlamentit dhe lider kishtarë bën presion në Qeverinë që të rezistojë dhe 48 000 hebrenj shpëtuan në Bullgari.

Kur nazistët e pushtuan Shqipërinë totalisht në shtator të vitit 1943, duke e marrë vendin nga fashistët shpirtbutë italian, dy banorë hebrenj të qytetit të Vlorës – Rafael Jakoel dhe dhëndri i tij – ishin takuar aty. Ai i kishte thënë atij, sipas mbesës së Jakoelit, Felicita se; “për sa kohë jeni këtu, mos u shqetëso, por gjermanët janë gjermanë kështu që më mirë shko në kryeqytet”.

Rafael Jakoel dhe dhëndri i tij shkuan në Tiranë për ta takuar Ministrin e Brendshëm Xhafer Deva, në atë që quhej qeveri fashiste e cila bashkëpunonte me nazistët. Ministri i kishte treguar atyre listën e hebrenjve të cilën e kanë kërkuar gjermanët. Sidoqoftë “Besa” ishte treguar shumë më e fuqishme se ajo listë, kishte thënë Jakoel.

“Sa jeni këtu mos u shqetësoni”, kishte thënë ai, fjalët e të cilit i transmeton tani zonjusha Jakoel, e cila sot, ashtu sikurse shumë shqiptaro-hebrenj, jeton në Izreal. “Por, nëse ne na ndodh diçka ju duhet të kujdeseni për veten e juaj”.

Babai i znj. Jakoel, Josef, e cila ishte 18 vjet në atë kohë, dhe motra e tij e vogël dhe vëllai ishin fshehur në shtëpinë e nënkryetarit të Vlorës, të cilët ai i kishte përzier më fëmijët e tij. Më vonë Jakoelët ishin fshehur në një familje në qytetin e Kavajës, duke fshehur në një kopsht kur gjermanët ishin të pranishëm. Këtu të tre kushërinjtë e Jakoelit ishin kapur dhe dhëndri i tij ishte kthyer në Tiranë, kishte gjetur një ndërmjetësuese që kishte një marrëdhënie ët mirë me gjermanët dhe kishte qenë në gjendje të paguante për lirimin e tyre 3000 para ari, thotë Jakoel.

Shumë të shpëtuar kishte edhe në Kosovën e okupuar nga nazistët, në të cilin vend shumica janë shqiptarë por që pastaj mbeten si pjesë e Jugosllavisë, thotë Aliçkaj. Ai ka edhe një intervistë që ka dhënë babai i tij Arif Aliçkaj, i cili ka qenë sekretar ekzekutiv në Komunën e Deçanit, i cili kishte përdorur emra të ndryshëm mysliman dukem i identifikuar hebrenjtë – shumica e të cilëve ishin refugjatë nga Maqedonia dhe Serbia – e që më vonë kanë udhëtuar në Shqipëri. Edhe nga ai ishte kërkuar të bëj një listë të hebrenjve por ai gjithmonë kishte thënë se nuk ka të këtillë në Deçan, thotë Aliçkaj.

Shoku i Aliçkajt, Arsllan Rezniqi, një shitës ushqimesh, kishte një kamion me të cilin shiste frutat dhe perimet në Maqedoni dhe gjatë asaj kohe kishte transportuar 400 hebrenj në Deçan. Fjalët kishin ardhur nga shqiptarët etnik në Maqedoni që fqinjët e tyre hebrenj janë në rrezik. Stërnipi i Rezniqit, Leka Rezniqi tani 28 vjeçar, një moderator lajmesh në një emision televiziv në Prishtinë, thotë në një intervistë telefonike që gjyshi i tij kishte ndërtuar në shtëpi një kopsht si strehë për refugjatët. Fqinjët e tyre shqiptarë e dinin që hebrenjtë po fshiheshin në pronën e tyre por asnjëherë nuk kishin treguar për ta.

“Ata e dinin që Arsllani kishte dhënë besën kështu që nuk duhej tradhtuar”, thotë Lekë Rezniqi.

Stërgjyshi i Rezniqit kishte aranzhuar një strehë brenda familjes së tij, por mandej i dërgonte hebrenjtë në një mal të vogël në rrethinën e Deçanin, të cilin shumë rrallë e vizitonin forcat gjermane. “Gjermanët kishin pika kontrolli”, thotë Aliçkaj. “Popullsia vendore i dinte atë dhe çdo herë i shmangej. Ata gjithmonë kanë pasur një rrugë dytësore”./express/


Etiketa:
Arivisti Company