E premte, 1 Maj 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se SHBA-ja do të sigurojë rezervën e Iranit me uranium të pasuruar “në një mënyrë apo tjetër”, transmeton Anadolu.
“Ne duam ta marrim. Do ta marrim në një mënyrë apo tjetër. Ne do ta marrim… Ose do të na e japin ose do ta marrim. Nuk do të jetë as e vështirë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet e presidentit vijnë mes një ngërçi të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit, teksa bisedimet për një fund të përhershëm të luftës, të cilat janë shtyrë me një afat të zgjatur nga presidenti amerikan, mbeten të bllokuara.
Raportet kanë treguar se Irani ka propozuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa çështjen e programit bërthamor ta shtyjë për negociata të mëvonshme.
Dje, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se përpjekjet e verifikimit të agjencisë janë penguar nga kushtet e sigurisë në terren.
Ai tha se inspektorët ishin planifikuar të vizitonin një objekt të ri bërthamor të deklaruar nga Irani më 13 qershor të vitit të kaluar, por sulmet SHBA-Izrael filluan në të njëjtën ditë.
“Qasja duhej të bëhej më 13 qershor, në ditën kur nisën sulmet”, tha ai, duke shtuar se koha e bëri të pamundur inspektimin.
Grossi tha se agjencia ka monitoruar nga afër një sasi të madhe të uraniumit të pasuruar në Iran përpara përshkallëzimit të konfliktit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
