E shtunë, 31 Tetor 2015
Ankara – Në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, pos përpjekjeve të kota me bomba e me kërcënime nga organizata terroriste e nga Partia Demokratike e Popujve (HDP) për ta tensionuar gjendjen në Republikën e Turqisë, atyre tani po i japin një përkrahje të madhe edhe mediumet e mëdha botërore të cilat e duan një Turqi të gjunjëzuar para perëndimit si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, siç ishte dikur para adhjes në skenën politike lideri i sotëm i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Mediumi njujorkez The New York Times në një shkrim të ditës së djeshme ka shkruar aq ashpër ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan saqë ka dalur në mbrojtje të hapur për organizatën terroriste kurde PKK dhe për disa mediume të cilat bënin propagandë pro organizatave terroriste PKK dhe FETÖ. PKK duke terrorizuar pjesën lindore të Turqisë mundohet me çdo kusht të prishë lidhjet e ndushta mes popullit kurd me atë turk, lidhje këto të rigjeneruara gjatë periudhës kur Rexhep Tajip Erdogan-i ishte kryeministër i vendit. Nga ana tjetër FETÖ si organizim i strukturave paralele të cilat tashmë 2 vite tentuan të merrnin pushtetin në formë primitive duke kidnapuar e manipuluar me shumë burokratë të shtetit turk hasi në goditje të madhe me vendosjen e udhëheqjes së përkohshme në mediumet e saja nga gjykata mbase ishte në shërbim të forcave fantome që duan dhe propagandojnë destabilizimin e Turqisë.
Svante E. Cornell një “ekspert” për çështje të rajonit dhe të Turqisë nga Instituti i Azisë Qendrore dhe Kaukazit thotë se “Ai ka treguar që dëshiron të shkojë shumë largë për të mbetur në pushtet.” thënë për presidentin Erdogan.
Propaganda anti-Erdogan e mediumeve të njohura si ai britanik The Guardian dhe ai amerikan The New York Times vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ndjellur përçarje mes popullit dhe grupeve nacionaliste në Turqi. Këto mediume ndër të tjera raportojnë se zgjedhjes e 1 nëntorit në Turqi nuk do të jenë shumë të përkrahura nga populli dhe proklamojnë një humbje dhe rënie të përqindjes së votave nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Ahmet Davutoglu dhe një detyrim të kësaj partie që pas zgjedhjeve të formojë qeverinë me koalicion.
Në Turqi po mbretëron një atmosferë e qetë parazgjedhore dhe nesër që nga ora 08:00 e mëngjesit pritet një dalje edhe më masovike në votime se sa në ato të mëhershmet dhe si duket populli turk ka mësuar shumë nga kjo periudhe rizgjedhore dhe do të dijë se kë do ta votojë nesër për të mirën e Turqisë dhe më gjerë./Prizren Post/