New York, vazhdojnë protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt


E enjte, 12 Qershor 2025



Protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) vazhdojnë në qytetin e New Yorkut, raporton Anadolu.

Gjatë demonstratave, pati përleshje të herëpashershme midis policisë dhe protestuesve. Disa demonstrues u ndaluan nga policia.

Shumë demonstrues u arrestuan dje në New York gjatë protestave kundër bastisjeve nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE).

Protestat shpërthyen të premten pasi agjentët e ICE-s bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra persona të dyshuar se jetonin ilegalisht në SHBA.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar të kryejë bastisje të tilla pavarësisht protestave publike.

Protestat filluan në Los Angeles dhe u përhapën në shumë qytete në të gjithë SHBA-në.

Trump urdhëroi vendosjen e trupave në Los Angeles pavarësisht kundërshtimeve nga zyrtarët vendas.







Të fundit