E enjte, 20 Qershor 2013
Nga data 1 deri më 6 korrik, Prishtina do të shndërrohet në kryeqytet të arkitekturës botërore.
Sipas një njoftimi të Kosovo’s Architecture Foundation (emërtimi nuk sugjeron se ai vepron në Kosovë!) gjatë Javës së Arkitekturës qyteti i Prishtinës do shndërrohet në një qendër shkëmbimi të eksperiencave, metodologjive, teorive, eksperimenteve arkitektonike dhe urbane nga e gjithë bota. PAW do të mbahet nga 1 deri me 6 korrik dhe aktivitetet e tij do jenë të shpërndara në gjithë qytetin.
PAW organizohet nga Kosovo’s Architecture Foundation dhe qëllimi kryesor i tij është që nëpërmjet ligjëratave, debateve, shfaqjeve, punëtorive, turneve dhe intervenimeve t’u prezantohet një model i së ardhmes, një alternativë tjetër e të menduarit rreth arkitekturës; t’i aftësoj studentët në përdorimin e veglave bashkëkohore në arkitekturë dhe urbanizëm, qofshin ato teorike apo kompjuterike, ngrejë vetëdijen e shoqërisë kosovare për rëndësinë e profesionit të arkitektit dhe urbanistit dhe rolin të cilin duhet t’i kenë këto profesione në shoqëri, përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë, zhvillimin e strategjive që përmirësojnë kushtet urbane në qytet, promovimin e kompanive lokale të ndërtimit, promovimin e qytetit të Prishtinës dhe të Kosovës në përgjithësi, thuhet në njoftim.
Ligjërues do të jenë: Enric Ruiz-Geli – Cloud9 / Bostjan Vuga – Sadar+Vuga / Bruno Campos – BCMF Arquitetos / Anne Guiney – Institute for Urban Design / Lulzim Kabashi – Ivanisin.Kabashi / Ila Beka & Louise Lemoine – Living Architectures / Asa Bruno – Ron Arad Architects / Perparim Rama – 4M Group / Murat Tabanlioglu / Aaron Levy / Bujar Nrecaj / Marta Pozo Gil – MVRDV / …