Nga EULEX-i te vendorët transferohet çështja e informimit


E premte, 27 Mars 2015

Prishtinë – Informimi publik lidhur me procedurat gjyqësore transferohet tek institucionet e Kosovës.

“Sot në një letër të përbashkët të nënshkruar nga udhëheqësit e EULEX-it, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Institucionet e Kosovës marrin përsipër përgjegjësinë për informimin e mediave dhe të publikut të gjerë lidhur me të gjitha aktivitetet gjyqësore në Kosovë. Gjykatat dhe prokuroritë i kanë caktuar zyrtarët për shtyp, të dhënat kontaktuese të cilëve mund të gjenden në shtojcë. I lusim mediat që çdo pyetje lidhur me rastet gjyqësore dhe të prokurorisë t’ua drejtojnë drejtpërdrejt atyre. EULEX-i do t’i drejtojë gazetarët të cilët kërkojnë informata për rastet individuale gjyqësore apo të prokurorisë tek institucionet përkatëse të Kosovës. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë informata publike lidhur me procedurat gjyqësore në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it…

Të fundit