E premte, 30 Gusht 2019
PRIZREN – Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik organizon aktivitete të ndryshme kulturore në kuadër të verës kulturore “Prizreni 2019”.
Ngjarja e parë do të mbahet nesër në Kejin e Lumbardhit me koncertin me ansambletë e qytetit, për të vazhduar më pas me organizime të tjera gjatë muajit shtator si koncerte, mbrëmje muzikore dhe performanca të ndryshme kulturore.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë të aktiviteteve:
31.08.2018 | 21:00, Kej në Lumbardh
Koncert me ansambletë e qytetit
01.09.2019 | 21:00, Platoja te Ura e Arastës
Koncert nga Kuarteti Pentagram
06.09.2019 | 21:00, Keji te Autostrada Biennale
Mbrëmje muzikore me kitarë
07.09.2019 | 21:00, Rruga Farkatarët
Filigrani i Prizrenit
13.09.2019 | 21:00, Sheshi Shatërvan
Mbrëmje muzikore me violinë
14.09.2019 | 21:00, Sheshi Shatërvan
Peformancë baleti, makijazh i Zhupës
27.09.2019 | 21:00, Keji në Lumbardh
Koncert nga Orkestra Contemporary Ethno