Nga prokuroria asnjë haber për Car Dushanin


E premte, 17 Janar 2014

Shkup, 17 janar- Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni ka reaguar sërish lidhur me përmendoren e Car Dushanit. Sipas tyre, Prokuroria edhe sot e kësaj dite akoma nuk ka kthyer asnjë përgjigje nga fletëparaqitja penale e dorëzuar nga ana e tyre. “Politika proserbe e Qeverisë Gruevski ka irrituar edhe fqiun bullgar si dhe atë shqiptar.

Është për të përshëndet se komuniteti maqedon dëshiron të ruaj identitetin kombëtar të tyre dhe nuk dëshiron të asimilohen në serbë. Maqedonasit perspektivën e tyre e shohin sipas parullës së vjetër: “afër detit, afër mbretit” në rrugën integruese dhe jo në rrugën e Banovinës së Vardarit të regjimit serb.

Vetëdijesimi reciprok i qytetarëve të dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni është një hap më afër të Evropës pa kufi. Vlen për të theksuar se subjektet politike kësaj radhe duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe të ndërpresin manipulimet në frymën nacionaliste me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë. Ka vdekur koha e Car Dushanave, kral Nikollave dhe Karl Marksave, …

Nëse liderët duan të jetojn në ëndërr, rinia dëshiron të jetoj në zhgëndër dhe syçelë”, thuhet në komunikatën e Shoqtës kryetar i së cilës është Daim Iseni. Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni, madje publikisht falënderon ndikimin e faktorit ndërkombëtar në mbështetjen e tyre të drejtë si dhe vullnetin e mirë të komunitetit maqedonas në krye me komunën Qendër të Shkupit të cilët duan të dëshmojnë se në këtë komunë nuk ka vend për parregullsi dhe shkelje të ligjit./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit