E premte, 6 Shkurt 2026

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, Atij që është i Drejtë, që sheh gjithçka dhe që e nxjerr të vërtetën në dritë edhe kur njerëzit përpiqen ta mbulojnë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit.
Zbulesat e fundit që po tronditin botën nuk janë thjesht aksidente mediatike apo lojëra politike. Hapja e dosjeve të mbyllura prej dekadash dhe rrëzimi i figurave që për vite me radhë u paraqitën si “elitë morale”, janë shenjë e një procesi më të thellë.
Këtu janë mësimet që na tregojnë se pse kjo po ndodh pikërisht tani:
1. Allahu nuk e sjell drejtësinë pa e demaskuar zullumin
Drejtësia hyjnore nuk zbret mbi mashtrime të pademaskuara. Allahu i nxjerr zullumqarët në shesh që askush të mos mashtrohet më nga fasada e tyre e “civilizimit” apo “humanizmit”.
Para se të ndëshkohen, ata duhet të humbin çdo grimë respekti në sytë e njerëzimit.
2. Afati i dhënë nuk është mëshirë, por grumbullim prove
Shumë pyesin: “Pse u lanë të veprojnë kaq gjatë?”.
Allahu u jep afat zullumqarëve që e keqja e tyre të piqet plotësisht.
Ky afat shërben që dosja e tyre të jetë aq e rëndë, sa askush të mos gjejë dot arsyetim për ta kur të vijë koha e llogarisë.
Një ligj i qartë hyjnor është: Allahu e gris perden përpara se të shkatërrojë kështjellën.
Kur maska bie, zemrat çlirohen nga admirimi i rremë.
Kur ndyrësira del në dritë, askush nuk qan për zullumqarin dhe askush nuk dëshiron të jetë në vendin e tij.
4. Përgjigjja ndaj lutjes së të zullumtuarit (Viktimës)
Dosjet po hapen sepse lutjet e viktimave nuk kanë fund (nuk shuhen).
Kur njeriu i pafajshëm dhunohet në errësirë, ai nuk ka mbrojtës tjetër veç Allahut.
Profeti ﷺ ka paralajmëruar: “Ruaju lutjes së viktimës, sepse mes saj dhe Allahut nuk ka perde.”
Në Islam, njeriu nuk është numër, as mjet dhe as material për interesat e të fuqishmëve.
Allahu thotë: “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.”
Kur kjo shenjtëri shkelet dhe njeriu poshtërohet, heshtja e botës nuk e mbyll çështjen. Atëherë fillon ndërhyrja e Allahut për të rikthyer nderin e njeriut përmes demaskimit të dhunuesve.
6. Kur njerëzit heshtin, flet Drejtësia Hyjnore
Kur shoqëria, institucionet dhe ligjet njerëzore heshtin përballë padrejtësisë, Allahu e gris perden përmes ngjarjeve të papritura.
Dosjet hapen jo sepse sistemi u bë i drejtë, por sepse Allahu nuk e lejon tokën e Tij të sundohet përgjithmonë nga ndyrësira.
7. Rrjetet e pushtetit kalben nga brenda
Zbulesat po tregojnë se krimi ka një “datë skadence”.
Allahu i bën zullumqarët të përplasen me njëri-tjetrin, duke bërë që tradhtia dhe lufta për pushtet brenda rrjeteve të tyre të bëhet shkak për nxjerrjen e sekreteve në shesh.
Këto dosje po zgjojnë vetëdijen e njerëzve mbi standardet e dyfishta.
Ata që bërtasin më shumë për lirinë dhe moralin, shpesh rezultojnë të jenë arkitektët e skllavërimit dhe degjenerimit. Kjo është koha kur maskat e “civilizimit” po bien.
Hapja e krimeve pas 20 apo 30 viteve është një mesazh për çdo zullumqar të sotëm:
Çdo veprim është i numëruar dhe koha nuk e fshin krimin, vetëm sa e rëndon atë.
10. Ndëshkimi i atyre që ndotin të Shenjtën
Mësimi më i ashpër vjen për ata që përdorën fenë apo moralin si mburojë për ndyrësirat e tyre. Kushdo që përpiqet të mbulojë krimin me emrin e Zotit, do të ketë një turpërim të dyfishtë në këtë botë dhe në tjetrën.
11. Zullumqari nuk ka strehë para dritës së të Vërtetës
Shumë nga këto rrjete kanë menduar se teknologjia, muret e larta dhe aleancat e fshehta do t’i mbrojnë përjetësisht.
Por zbulesat po tregojnë se asnjë shërbim sekret, asnjë kod i fshehtë dhe asnjë pasuri nuk mund ta ndalë demaskimin kur Allahu vendos që sekreti i tyre të bëhet publik.
Kjo tregon se pushteti i tyre ishte vetëm një iluzion.
12. Fundi i “të paprekshmëve” është mësim për lakmitarët
Për vite me radhë, shumë njerëz mund t’i kenë lakmuar këto figura për pasurinë, ndikimin dhe jetën e tyre luksoze.
Por hapja e dosjeve sot po na tregon se pas asaj fasade fshihej një greminë ndyrësie dhe një ankth i vazhdueshëm.
Ky demaskim vjen si një mësim për këdo që mendon se suksesi i ndërtuar mbi haram dhe mbi gjakun e të tjerëve ka qëndrueshmëri.
Allahu po na tregon se fundi i tyre është poshtërim, që asnjë njeri me mend në kokë të mos dëshirojë kurrë të jetë në vendin e tyre.
13. Heshtja kolektive si terren për zullumin
Hapja e këtyre dosjeve na mëson se këto rrjete të errëta nuk u ndërtuan brenda një nate, por u ushqyen nga heshtja dhe indiferenca jonë.
Kur njerëzit e mirë heshtin, kriminelët bëhen më të guximshëm.
Kjo situatë na tregon se mbrojtja e të vërtetës nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por është një amanet për çdo individ. Duhet që e vërteta të thuhet atëherë kur ajo rrezikohet, e jo vetëm kur ajo zbulohet.
14. Ndihma e Allahut vjen befas dhe nga njerëz të ligë
Kjo që po shohim sot është dëshmi se Allahu krijon terrenin për ngritjen e Islamit dhe të drejtësisë në mënyra që ne nuk i parashikojmë dot.
Ndihma e Allahut vjen befas dhe ndonjëherë Ai e forcon këtë fe edhe përmes njerëzve të ligë, ashtu siç ka ardhur në hadith se Allahu e ndihmon këtë fe edhe me një njeri gjynahqar apo të degjeneruar.
Kur zullumqarët demaskojnë njëri-tjetrin, ata pa dashje po i shërbejnë pastrimit të rrugës për triumfin e së vërtetës.
15. Pastrimi si parathënie e një ngritjeje të re
Kjo valë zbulesash është një shenjë pastrimi.
Toka po pastrohet nga plehunat e hipokrizisë që t’i lihet vendi një epoke ku e vërteta dhe drejtësia do të bartet nga njerëz që krenohen me fenë dhe jetojnë me nder.
Mos lër asnjë zullumqar pa e poshtëruar në këtë botë para ahiretit.
Mos lër asnjë maskë pa e grisë dhe asnjë viktimë pa drejtësi.
O Allah, Ti që po e pastron tokën, përgatite atë për të vërtetën, sepse kjo tokë është e Jotja dhe ndyrësirat nuk janë të denja ta sundojnë.
Burimi: tesheshi
