Nga shtatori nis themelimi i Gjykatës Komerciale


E martë, 9 Korrik 2019

PRISHTINË – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë realizimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale të sistemit të drejtësisë, themelimin e Gjykatës Komerciale.

Tahiri ka bërë të ditur se për më shumë se 15 muaj ka mbajtur konsultime të ngushta me komunitetin e biznesit, partnerët zhvillimor dhe mekanizmat ndër institucional, dhe tashmë janë duke u ndërmarrë hapat konkret në materializimin e këtij projekti. Tahiri ka vlerësuar se procedurat e stërzgjatura, mungesa e gjyqtarëve të specializuar dhe mungesa e një adrese të vetme për zgjidhjen e kontesteve ka ulur besimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj në drejtësi dhe se këto probleme duhet të marrin një përgjigje adekuate.

Etiketa: , , ,
Të fundit