E diel, 17 Prill 2016
Hyri në fuqi marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës, u mbajt ceremonia për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve, njofton zyra për informim e MPB.
Në këtë ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, z. Agim Nuhiu, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma dhe përfaqësues të policive kufitare të dy vendeve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, theksi se sot me këtë ceremoni po formalizohet në praktikë realizimi i marrëveshjes ndërmjet epublikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedoninë, për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.
“Republika e Kosovës tashmë ka përqafuar konceptin e Bashkimit Evropian të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, për objektivat e saj strategjike. Natyrisht që kemi si synim anëtarësimin në BE dhe në këtë kontekst marrëveshja e cila është arritur ndërmjet dy qeverive, është në frymën e bashkëpunimit rajonal, si një ndër kushtet e Ministria e Punëve të Brendshme -Zyra për Komunikim Publik
Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo unutrasnjih poslova-Ministry of Internal Affairs nevojshme dhe të domosdoshme për një fqinjësi të mirë në mes të dy vendeve tona”, tha Hoxha.
Zëvendësministri Hoxha, vuri në dukje se kjo marrëveshje mundëson lehtësimin e procedurave të të dyja vendeve dhe po ashtu janë pajtuar edhe për hapjen e një pike të përbashkët të kalimit kufitar, e cila është në fazën e finalizimit. Ai tha se ky bashkëpunim po bëhet me qëllim të shërbimit të politikave lehtësuese në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, z. Agim Nuhiu, tha se shënimi i këtij evenimenti tregon për bashkëpunimin e vendosur dhe të institucionalizuar bilateral ndërmjet të dy vendeve.
“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal kërkon një revidim të vazhdueshëm të politikave në fushat të cilat në mënyrë direkte i prekin shtet tona, ndryshime dhe harmonizim të mëtutjeshëm në pajtim me legjislacionin evropian, forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit të institucioneve kompetente, shkërbim të eksperiencave dhe praktikeve më të mira”, tha Nuhiu.
Zëvendësministri Nuhiu, tha se me fillimin e funksionalizimit e marrëveshjes do të ketë lehtësim të udhëtimit për qytetarët e të dyja vendeve, duke i marrë parasysh edhe lidhjet e afërta tradicionale, familjare dhe miqësore, si dhe nevoja për kalim më të shpeshtë të kufirit të personave të zonës kufitare.
Etiketa: Kosova, Maqedonia