Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile


E hënë, 16 Mars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e para të ditës së sotme.

Një person u vra e një tjetër u plagos.

Ky i fundit është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Shefi i Emergjencës, Jeton Vorfi, dha detaje për Klankosova.tv lidhur me gjendjen shëndetësore të 29 vjeçarit Edi Mehmeti.

“Gjendja e përgjithshme stabile. Ka një lëndim të lehtë në dorë. Është pranuar për trajtim në Repartin e Ortopedisë”, deklaroi Vorfi për Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit