E martë, 17 Tetor 2017
Hetuesit thonë se Lamora Williams i kishte futur djemtë – Ke-Younte Penn 2-vjeçar dhe Ja’Karter Williams 1-vje♪5ar – në furrë dhe i kishte mbajtur aty nga e enjtja pasmesnate deri të premten rreth orës 23:00, raporton Atlanta Journal Constitution, transmeton Express.
Në urdhërarrestin për nënën 24-vjeçar thuhet se nëna beqare e katër fëmijëve i vrau dy bijtë e vet duke i futur në furrë dhe ndezur atë.
Williamse kishte thirrur babanë e fëmijëve, Jameel Penn, të premten mbrëma dhe ia kishte shfaqur pamjet e ngjarjes së krimit, përfshirë fëmijët djegur të shtrirë në dysheme. Pas kësaj Penn e ka thirrur policinë.
Williams u arrestua të shtunën dhe po mbahet në burg në pritje të gjyqit.
Etiketa: Nena vrasese