E shtunë, 30 Nëntor 2013
Sanxhaku Verior- Pas vendosjes së pllakave përkujtimore në shtëpitë e figurave më të shquara të Sanxhakut, si ajo e Aqif Byltës, Ferat Dragës etj., në radhë ëdhtë qendra përkujtimore kushtuar të ekzekutuarëve në mes të tjerëve edhe të shqiptarëve të ekzekutuar në Haxhet të Pazarit të Ri, nga pushteti komunist nga viti 1944-1946.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Esad Xhuxheviq njoftoi sot se ka shpallë konkursin për palnin ideor për ndërtimin e një qendre përkujtimore të quajtur ” Haxhet ” në Pazar.
Esad Xhuxheviq tha në një konferencë shtypi se qendra do të shërbejë ne “afirmimin e kujtesës kulturore të të gjitha viktimave të pafajshme nga viti 1912 “.
” Dëshirojmë që qendra memoriale me përkujtimorën të jetë një vend qendror pelegrinazhi (hapesirë për lutje) në të cilin objket do të shënohën të gjith emrat e viktimave, ku për qdo 21 janar ( dita kur jan ekzekutuar mbrojtësit e Pazarit të Ri, shumica e tyre shqiptarë, në krye me Aqif Blyten dhe bashkëpunëtorët e tij) të gjithë njerëzit do të munden t’i nderojnë të gjith viktimat e pafajshme që vdiqën nga viti 1912 deri ne vitin 1995″, tha Esad Xhuxheviq.
Ai shtoi se planifikohet që qendra përkujtimore të fillon të ndërtohet në 2015, në 70 vjetorin kur partizanët në këtë vend ekzekutuan boshnjakët.
” Lokaliteti Haxhet, me propozimin Keshillit Kombetar Boshnjak (BNV), është në listën e Komisionit Shtetëror për huliumtimin e varreve masive dhe ne shpresojmë që , paralelisht me ndërtimin e qendrës përkujtimore, të fillojë edhe identifikimin e të gjithë personave të vrarë dhe të varrosur këtu nga viti 1944-1946. Sipas njohurive tona në Haxhet janë varrosur në mes 1,800 dhe 2,500 boshnjak ( fjala wshtw pwr shqiptarw dhe boshnjak I. A), emrat e të cilëve do të gëdhendën në qendrën përkujtimore “, tha Xhuxheviq.
Ai theksoi se ndërtimi i qendrës memoriale është planifikuar në një ngastër me sipërfaqe prej rreth 20 ar, në pronësi të qytetit të Novi Pazarit, dhe se me këtë rast nga pushteti lokal do të kërkojmë dhënjen e kësaj parcele në shfrytezim për këtë qëlllim.
Konkursi për perpilimin e projektin ideore për ndërtimin e qendrës përkujtimore “Haxhet” do të zgjasë për 30 ditë, dhe të gjitha dokumentet e nevojshme do të publikohen në faqen e internetit te Keshillit Kombetar Boshnjak (BNF), tha ndër të tjera Rexhep Shkrijeli, transmeton portal i KKB.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Ismet Azizi