Ngritet sërish çmimi i naftës


E mërkurë, 7 Tetor 2015

Nafta-629x358

Rusia dhe Arabia Saudite kanë diskutuar javën e kaluar rreth çmimit të naftës dhe kanë vendosur të vazhdojnë të konsultohen, ka deklaruar ministri rus i energjetikës, Alexander Novak.
Rusia, tani prodhuesi më i madh i naftës, në të kaluarën kishte refuzuar të bashkëpunonte me Arabinë Saudite, prodhuesi kryesorë në OPEC.
Ministri Novak dje kishte thënë se forumi ndërkombëtar i investimeve Sochi 2015 dhe Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës mund të organizojnë një takim në nivel teknik.
“Rusia është e gatshme të diskutojë për situatën e naftës dhe gazit,” ka thënë ai.
Aktualisht një barel i naftës shkon në 51.92 dollarë.

Të fundit