Nikolic kërkon ushtri edhe për serbët në veri të Kosovës


E mërkurë, 12 Mars 2014

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se për njoftimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të duhet një aneks i ri në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ata u përgjigjën se bëhet fjalë për Forcat mbrojtëse të Kosovës, dhe unë pyeta se ndaj kujt mbrohen? Po ashtu thash se nëse i bëjnë këto forca, këtë duhet bërë edhe në veri”, ka thënë ai.
Sipas tij, temë e ardhshme e bisedimeve është që serbët në veri të Kosovës të kenë ushtrinë e tyre. Ndërsa, shtoi se “ka garanci se kjo e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës, që do të formohet për dy-tri vite, nuk do të shkel kurrë në veri të Kosovës”. /Indeksonline/

Të fundit