E enjte, 29 Janar 2015
Beograd – Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare të përurimit të presidentes së re kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, që do të zhvillohet më 15 shkurt në Zagreb, për shkak të deklaratave të diskutueshme të Kitaroviçit, njoftoi dje një gazetë serbe.
”Në ceremoninë e Zagrebit do të jetë i pranishëm vetëm këshilltari presidencial për politikën e jashtme, Ivan Mërkiç”, tha gazeta ”Veçernje novosti”.
Menjëherë pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit, konservatorja Grabar-Kitaroviç kishte folur për Vojvodinën si për një shtet më vete.
Deklarata e saj provokoi reagime shumë negative në Beograd.
Etiketa: Kroacia, Serbia, tomislav nikolic