E mërkurë, 30 Shtator 2015
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka kërkuar mbështetjen e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për pengimin e pranimit të Kosovës në UNESCO.
Siç raportojnë mediet serbe, ai është takuar dje me sekretarin e përgjithshëm të KB, Ban Ki-moon, dhe sipas këtij burimi gjatë takimit ata janë pajtuar se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë do të ishte një krim dhe se kjo nuk duhet të lejohet, transmeton Koha.net.
Nikoliq ka kërkuar mbështetjen nga sekretari Ban të pengohet pranimi i Kosovës në UNESCO.
“Do të ishte një krim i madh nëse do të shkatërrohej trashëgimia kulturore serbe në Kosovë e Metohi”, citon Tanjugu të ketë thënë presidenti serb Nikoliq. ”Prandaj Serbia po bën përpjekje të mëdha që të pengojë pranimin e Kosovës në UNESCO. Prandaj presim mbështetjen e të gjithë atyre që punojnë me ndërgjegje që trashëgimia kulturore serbe, që njëherësh është edhe botërore, të mbrohet”, theksohet se i ka thënë Nikoliqi sekretarit Ban gjatë takimit të djeshëm me të në New York.
Sipas medieve serbe Ban Ki-moon është pajtuar me presidentin serb Nikoliq se shkatërrimi i trashëgimisë serbe në Kosovë do të ishte një krim i tmerrshëm dhe se kjo nuk duhet të lejohet.
Po sipas medieve serbe, Nikoliq ia ka prezantuar sekretarit Ban dokumentet të cilat arsyetojnë kundërshtimin e pranimit të, siç citohet të ketë thënë ai, ashtuquajturës “Republikë e Koasovës në UNESCO dhe me këtë rast ia ka dhuruar librin “Trashëgimia e krishter ë në Kosovë e Metohis – atdheut historik dhe shpirtëror të popullit serb”, dhe si dhe dy filma autentik mbi shkatërrimin e pandëshkuar të asaj trashëgimie.
Në raportimet e medieve serbe thuhet se sekretari Ban ka uruar Serbinë për kontributin e madh në stabilizimin e situatës në rajon.
Etiketa: Ban Ki-moon, Kosova, OKB, Serbia, tomislav nikolic